Bora shpërthen në lot, momenti kur Semi perqafon shoqen e saj (Video)

147
0

Diten kur Semi Jaupaj la shtëpinë e “Big Brother VIP” , jashtë po e prisnin dy shoqet e saj, ndër to edhe Bora Zemani. Moderatorja postoi një video nga takimi me Semin ku shihet se ka shpërthyer në lot nga gëzimi teksa këngëtarja përqafon shoqet e saj plot mall.

Gjatë qëndrimit të Semit në shtëpi është përfolur gjatë edhe raporti i saj me Borën dhe thashethemet se miqësia e tyre po prishej shkak i Donald Veshajt. Bora Zemani gjithnjë ka hedhur poshtë këta zëra dhe gjesti i saj teksa e priste tek dyert për t’i dhënë një përqafim të fortë, edhe njëherë dëshmoi se miqësia e vajzave është po aq fortë.

Nderkohe mbremjen e djeshme Semi eshte larguar nga studio pas deklarates se Donaldit se ai pelqen Beatrixin duke lënë në të shkuarën historinë me Bora Zemanin.

.