Omicron në Shqipëri? Flet Rakacolli: Jemi në alert, po e ndjekim situaten me vemendje, se shpejti..

63
0

Omicron është varianti më i fundit i Covid 19, që ka vënë në alarm OBSH dhe shtetet perëndimore, edhe pse sipas ekspertëve nuk është konfirmuar ende rrezikshmëria e tij. Ajo që thuhet momentalisht është se Omicron është disafish më ngjitës se Delta, dhe e ka origjinën nga Afrika e Jugut, shtet me të cilin janë bllokuar edhe fluturimet nga shumë vende.

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli u shpreh se në Shqipëri ende nuk është gjetur asnjë rast me mutacionin e covid Omicron, por sigurisht që dyshimet ekzistojnë. Rakacolli deklaroi se së shpejti do të dërgohen edhe monstra për inspektim jashtë vendit.

“Nuk mund ta themi. Duhet ta kesh me laborator, por edhe Shqipëria është ngritur në alert për tu përballur me këtë mutacion. Që kur u shpall ne  e kemi ndjekur me vëmendje situatën në botë, në Shqipëri. Nuk e përjashtojnë dhe as nuk e konfirmojmë.

Edhe ne do t’i çojmë mostrat tona, po i përzgjedhim në bazë të protokolleve dhe do ti dërgojmë për kontroll. Përderisa është një virus është në vendet fqinje, ka një lloj logjike që të mendosh se është edhe këta, siç ishin edhe variantet e tjera”, tha Rakacolli.

Nderkohe autobusat urban jane cdo dite plot me njerëz dhe pa maska!