Skip to content

Shqiperia e mbërrthyer nga i ftohti polar, ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm

    I gjithë vendi është i mbërrthyer nga i ftohti polar. ARRSH përmes një njoftimi në rrjete sociale bën me dije fatmirësisht nuk ka probleme me qarkullimin në akset rrugore kombëtare.

    Megjithatë ARRSH u bën apel drejtuesve të mjeteve që të tregohen të kujdesshëm dhe të reduktojnë shpejtësinë.

    “Gjatë natës ka pasur temperatura nën 0 °C pa reshje në të gjithë vendin. Nuk ka probleme me qarkullimin në të gjitha akset kombëtare, eshtë punuar me shpërndarjen e kripës për të shmangur ngricat dhe zgjerimin e akseve me prezencë bore.

    Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit natën dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me goma dimërore”, shkruan ARRSH.