“Siguroni rezerva ushqimore dhe..” Apeli i Ministrisë së Shëndetësisë: Merrni masa për..

327
0

Teksa temperaturat e ulëta të shoqëruara me reshje shiu dhe dëbore kanë përfshirë vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë disa rekomandime për qytetarët në mënyrë që të kujdesen për shëndetin.

Ekspozimi ndaj temperaturave të ulëta mund të shkaktojë probleme të rënda shëndetësore ndërsa kategoritë më të rrezikuara mbeten foshnjet, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë.

Ministria e Shëndetësisë këshillon qytetarët që të përdorin veshjet e duhura, të kenë kujdes gjatë ngrohjes me gaz dhe të mbajnë rezerva ushqimore në shtëpi.

Si të kujdeseni për veten gjatë ditëve të ftohta:

Siguroni ambient të ngrohtë e me temperaturë konstante në shtëpi dhe punë

Vishuni me veshje sa më të rehatshme të ngrohta, rezistente ndaj erës dhe shiut, kapele dhe doreza si dhe këpucë kundër ujit

Konsumoni produktet e stinës në sasi të mjaftueshme. Ushqimi i siguron trupit energji dhe ngrohtësi në ditë të ftohta

Merrni masa paraprake për rastet e emergjencave

Mbani në shtëpi si rezervë për rastet e ekstreme të motit ujë të pijshëm dhe ushqime të cilat nuk kanë nevojë për frigorifer

Mbroni familjen tuaj nga monoksidi i karbonit

Mbani bombolat e gazit jashtë shtëpisë, bodrumit apo garazhit

Lini menjëherë shtëpinë dhe njoftoni autoritetet në rast se nuhasni praninë e gazit