Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët në Ligën e Kombeve

672
0

Janë përcaktuar ligat ku do të luajnë skuadrat dhe vazot në të cilat janë pozicionuar, tashmë u hodh dhe shorti në Lozanë të Zvicrës.

Pikërisht sot po shënohet edhe nisja zyrtare e Ligës së Kombeve, eveniment që do të zhvillohet çdo dy vjet dhe ku do të marrin pjesë të gjitha skuadrat europiane, përcjell shqiptari.net

Deri më tani është hedhur shorti për Kombëtaren e Kosovës, ku rivalët janë: Azeirbajxhan, Ishujt Faraoe, dhe Malta

Gjithashtu dhe Shqipëria pas Kosovës është njohur me rivalët e saj në grup të cilët janë: Izrael dhe Skoci. Grupi i Komëtares sonë është me tre skuadra dhe jo 4 Kombëtare pjesmarrëse, ndryshe nga të tjerët.