Shqiperi/ Rikthehet karantina 14-ditore për qytetarët që vijnë nga ky vend

888
0

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu diten e sotme njoftoi masat e reja ku nder te cilat ishte dhe pezullimi i fluturimeve me Anglinë nga nesër, deri në 6 janar, duke shtuar se “rikthehet karantina 14-ditore për qytetarët që vijnë nga ky vend.

Kështu pra, është vendosur dy javë karantinë kush hyn në Shqipëri nga Britania dhe nga vende që kanë fluturime të hapura me këtë shtet.

“Nisur nga rekomandimet e ekspertëve, për të kufizuar më tej riskun e përhapjes së lartë të transmetimit shkaktuar nga varianti ri, kemi vendosur pezullimin e fluturimeve me Britaninë e Madhe nga ora 06 e mëngjesit të ditës së martë, 22 dhjetor, deri në 6 janar. Po ashtu, vendoset masa e karantinës së detyrueshme 14 ditë për qytetaret që vijnë nga Britania e Madhe nga rrugë të tjera, si rrugë tokësore”, tha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Gjithashtu Ministrja , njoftoi se nga data 24 dhjetor, lëvizja nga shtepia nuk do të lejohet duke nisur nga ora 20:30 deri ne 6 te mengjesit.