‘Lokalet mbyllen pas orës 20:30’, SHPËRTHEN pronari i restorantit ndaj Manastirliut: Po Ministre, Po! Rroftë Këshilli i Ekspertëve..

1226
0

Pronari i një lokali dhe drejtuesi i një emisioni gatimi, Arvin Kita ka shp ërthyer ndaj ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, pasi u vendos kufizimi i orarit të lëvizjes deri në orën 20:30.

Detyrimisht në këtë orar do duhet të mbyllen edhe lokalet, baret e restorantet. Mesa duket ky veprim nuk u ka pëlqyer pronarëve të lokaleve, të cilët do të kenë të ardhura më pak pas këtij vendimi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Arvin Kita është shprehur se do ishte më e saktë sikur të bënin kontrolle për ata që shkelin rregullat, se sa të ‘ulin qepenin’ për të gjithë.

Sipas tij, pronarët e lokaleve paguajnë çdo detyrim ndaj shtetit pa asnjë tolerim dhe po punësojnë njerëz.

Postimi i plotë:

Po Zonja Ministre, Po!

Si te thoni dhe te urdheroni! Ne oren 20:30 te mbyllemi?! Si ta keni Ju per mbare e per mire!

Rrofte Keshilli i Eksperteve dhe masat shtrenguese qe parandalojne perhapjen e Covid, i cili u perhapka pas ores 20:30….

Nuk do ishte me e sakte te ushtronit kontrolle aty ku mund te shkelen rregullat, se sa te na “ulni qepenin” per te gjithe Ne qe jemi aorta kryesore e ekonomise te vendit. Jemi Ne qe kemi tendosur nervat dhe po shtrengojme rripin per muaj e muaj…

Jemi Ne qe po paguajme kokerr me kokerr cdo detyrim ndaj Shtetit, pa asnje tolerance. Jemi Ne qe po punesojme dhe po aftesojme njerez qe me kete pune mbajne Familjet dhe iu shmangen veseve.

Por jemi Ne, qe si grup interesi nuk u ftuam kurre as nga Ju Zonja Ministre, as nga Keshilli i Eksperteve.

Ne nuk lypim dicka dhe tani e duam Shtetin ne arken e te cilit kemi dhene e jemi kontribues te mirfillte!

Sepse jemi edhe Ne nder ta qe i japim vlere e nderojme Ate Flamur qe keni Ju ngjitur ne foto!