SHMU: Ja sa do të zgjasë i ftohti që ka “mbërthyer” vendin (Parashikimi për 5 ditët e javes)

163
0

I ftohti që ka përfshirë vendin do të vijojë në ditët e para të kësaj jave. Gradualisht në mesjavë këto masa do të tërhiqen ashtu sikundër dallohen dhe në vlerat e temperaturave të parashikuara më poshtë, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Gjatë së hënës në verilindje nuk do të mungojnë në formë të izoluar flokë dëbore. Ardhja e masave më të ngrohta gjatë së premtes do të sjellë sistem vranësirash të cilat në jug do të pasohen pasdite e në mbrëmje me reshje shiu të dobëta. Po kështu në zonat malore do të rinisë bora e dobët.

Era e ftohtë veriore deri në mesjavë do të kthejë drejtim nga juglindja e lehtë e mesatare në bregdet. Valëzimi i forcës 3 dhe 4.