Arti shqiptar në zi, Covid-19 i merr jetën aktorit të njohur

85
0

Mbrëmjen e djeshme është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare aktori i njohur i humorit Arben Shaka. Lajmi i trishtë është konfirmuar për mediat nga vetë familjarët e aktorit, i cili nuk arriti të fitonte betejën me Covid-19.

Shaka e ka filluar karrierën artistike në vitin 1966, ku interpreton në rolin e shoferit në pantomimën “Shoferi dhe Pasagjeri”, autor i së cilës është Agim Nallbani dhe partneri në rolin e pasagjerit ishte Astrit Ferizaj. Po atë vit Arben Shaka kishte filluar punë si elektro-auto në Parkun e Kamionëve dhe këtë pantomimë e paraqitën në festivalin e estradave amatore.

Ishte 16 vjeç dhe u befasua krejtësisht për suksesin absolut të kësaj pantomime dhe kryesisht në suksesin qe arriti në rolin e shoferit. Ne moshën 17-vjecare , ne muajin Prill te v . 1968 nis karrierën profesioniste në skenën e teatrit të Estradës së Tiranës, duke e filluar me këtë pantomimë “…. nuk më harrohet në kulmin e suksesit të saj në skenën e estradës, kur unë interpretoja duke u dhënë i tëri pas rolit, rastësisht hodha vështrimin nga spektatorët dhe për çudinë time të gjithë hidheshin nga karriget duke më imituar mua, në ato çaste magjike interpretonin së bashku me mua gjashtëqind spektatorë…”

Prirjet e artistit Shaka ishin kryesisht për pantomimën aktoriale dhe kupletet muzikore dhe këtu ka një të përbashkët me artin e bukur të cirkut. Ai ne fillim , dëshironte që të luante vetëm në skenën e Estradës, por këmbëngulja e Artistit të Popullit dhe njëherazi krijuesi i cirkut shqiptar, Telat Agolli, në atë kohë ishte udhëheqës artistik i cirkut, e detyroi që te merrte pjese edhe në Cirk edhe në Estradë, pasi ishin në një drejtori. Ustai i cirkut e kishte nuhatur që kishte perspektivë në këtë art të bukur dhe ashtu doli… Me punë të lodhshme, shumë djersë dhe pasion, Arben Shaka arriti të jete i suksesshëm në Cirkun dhe Estradën e Tiranës.

Në shtator të vitit 1998 ashtu si shumë shqiptarë edhe ai largohet së bashku me familjen për të emigruar në Greqi. Arsyeja e largimit në një mënyrë pak të papritur, ishte gjendja e rëndë ekonomike. Arbeni, gruaja dhe nëna jetuan pesëmbëdhjetë vjet në Greqi, ndërsa dy vajzat dhe djali do të vazhdojnë të jetojnë dhe të punojnë normalisht. Pesëmbëdhjetë vjet në një qytezë bregdetare turistike me bukurinë dhe pastërtinë e saj dhe me banorë të respektueshëm të Lutrakit.

Në muajin e parë të vajtjes se Arbenit ne Greqi mendja i sugjeronte se do të aktivizoheshe si aktor komik dhe ne fakt fillon të pyes e të kërkoj me seriozitet, por duke mospasur informacionin e duhur për kolegët grekë, ëndrra dhe pasioni ju venitën menjëherë. Për herë të parë dhe të fundit në Greqi, ai ka dhene një program me pantomima me muzikë të sinkronizuar së bashku me Herionin (djali) dhe Joridën (vajza e dytë). Shfaqja u dha në një lagje të Athinës në Kifisia, në shtëpinë e një arkitekti ku ishin të pranishëm familja, të afërm dhe miq, rreth gjashtëdhjetë persona. Programi prej një ore e pesëmbëdhjetë minutash doli me sukses dhe të gjithë u shkrinë së qeshuri.

Gjatë karrieres artistike ka pasur shumë shokë dhe miq, por më pranë ka pasur Skënder Plasarin, Xhemal Myftiu (Kacja), Enver Dauti, këta dy të fundit, fatkeqësisht, nuk jetojnë më. Ndërsa më afër në skenën e Estradës së Tiranës bashkinterpretuesit e tij kanë qenë Skendër Sallaku, Xhemal Myftiu, Vasillaq Vangjeli, Maxhide Pici (PUPI), Vegim Xhani, Dario Llukaci etj. Ka pasur fatin që të luaj në skenën e Estradës dhe me të madhin Mihal Popi dhe më vonë me Melpomeni Çobanin, nje aktore e shkëlqyer karakteri. Ndërsa, për sa i përket Cirkut, partneri i tij kryesor ka qenë Met Selimi, mjeshtër i kllounatës akrobatike dhe aktoreske, ku për shumë vjet me radhë kane qenë pranë njëri-tjetrit, në mes të duartrokitjeve të shumta të artdashësve. Sot Arben Shaka eshte kthyer ne Shqiperi.

Pas aktrimit, pasioni i Arbenit është piktura dhe më pas fotografia.

Në Cirk, duke pasur pozicionin e kllounit aktor dhe bazament në elementet akrobatike, me një vokal të këndshëm, kishte krijuar një sukses të përhershëm. Filmi “Cirku në fshat” (1977), ku luante Arben Shaka në rolin e Agronit, ishte një sukses, por ka pasur shumë role të tjerë si në varietete televizive dhe në estradë me sukses të plotë. Per here te pae merr pjese ne nje film ne vitin 1969 tek “Perse bie kjo daulle”. Me pas vazdhon perseri ne filmin e dyte ne v. 1972 tek “Odiseja e tifozeve” .

Ai sot shprehet se më shumë dëshirë do të pranonte të luante në ndonjë rol në film televiziv ose televizion, apo ndonjë spot televiziv. Dikur ai kishte një repertor të bollshëm në Televizionin Shqiptar, në emisionet për fëmijë, variete dhe telefilma për fëmijë, variete për të rritur si dhe telekomedi. Ai ka kaluar plot tridhjetë e tre vite në cirk, në skenë dhe në ekran, për artdashësit shqiptarë.