6.5 C
Tirana

Shitësi merr një telefonat të gabuar nga e moshuara, por menjëherë i drejtohet shtëpisë e saj për të zbuluar se …!

Date:

Share:

Menaxheri i shitjeve ne Stratstone BMW në verilindje të U.K,Dang Vuong, u bë hero vitin e kaluar, edhe pse ai mendon se ajo çfarë bëri ,nuk ishte e jashtezakonshme.

Kur Vuong mori një telefonatë të pazakontë në pasditen e së dielës, ai nuk mendoi dy herë për atë që duhet të bënte.

Dang Vuong po punonte kur një grua e moshuar që ra në banjën e saj aksidentalisht ,telefonoi gabismisht shitësin e makinave,duke kërkuar ndihmë.

Gruaja e moshuar kishte rënë duke u përgatitur për të bere nje dush. Ajo u përpoq te therriste vajzën e saj, por ngaterroi numrin.

Kjo nuk kishte rëndësi për Vuong. Ai i tha recepsionistit të merrte adresën e saj dhe ta mbante në linjë. Thirrja vinte nga rreth dy kilometra larg, Vuong mori makinën e tij dhe u drejtua per në shtëpinë e gruas.

Kur arriti, e kuptoi se dera e përparme ishte e hapur. Ai ndoqi tingujt e ujit të rrjedhshëm në banjë dhe pa se vaska ishte pothuajse e tejmbushur dhe gruaja ishte e shtrirë në dysheme. Kishte gjak në fytyrën e saj pasi kishte care gojën.

Ajo u trondit në fillim kur Vuong arriti, por që shpejt u kthye në mirënjohje kur tha se kishte ardhur për t’u siguruar që ajo ishte mirë.

Vuong mbylli ujin e rrjedhshëm, pastroi plagët e saj, e ndihmoi per ta cuar në shtrat dhe i bëri një filxhan çaj.

Gruaja e moshuar nuk pësoi lëndime të mëdha, dhe pse pak e çorientuar, perseri ishte mirë. Familja e saj mbërriti pak pasi Vuong përfundoi duke i bërë asaj një filxhan çaj. Mbesa e gruas së moshuar ishte pafundësisht mirënjohëse për dashamirësinë e Vuong. Në një post që ajo më vonë postoi në Facebook, e falënderoi pa mase.

“Nuk mund ta falënderojmë për atë që ka bërë për të, ka me të vërtetë disa njerëz të kujdesshëm atje që nuk njihen për atë që bëjnë”, shkroi Sarah Tweedy.

Familja kërkoi të takohej me të fundjavën e ardhshme në mënyrë që ta falenderonin atë si duhet.

Sapo mbërriti familja, Vuong u kthye në punë. Ai nuk kishte asnjë ide, se mirësia e tij tashmë po përhapej.
Shumë njerëz falënderuan Vuong qe beri gjënë e duhur ,duke e lavderuar per sjelljen e tij heroike.

Ata që e njohin Dang Vuong thonë se janë krenarë për mënyrën se si ka ndërmarrë veprimet, por nuk janë të befasuar.
Por Vuong nuk mendon se ai ka bërë ndonjë gjë të veçantë.

“Unë nuk mendoj asgjë për këtë, sepse shpresoj që çdo qenie tjetër njerëzore do të bënte të njëjtën gjë,” tha Vuong për Today.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Veprim i papritur i Gjestit/ Njoftoi se do të linte shtëpinë, ja çfarë ndodhi më pas..

Gjesti njoftoi banorët për një vendim të papritur, duke thënë se do të largohej nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4. Ai u shpreh...

Kalimtarët shpëtojnë për mrekulli, nga një peme gjigante që bie pranë tyre: ‘Na ruajti Zoti’

Një pemë e madhe u rrëzua në Brooklyn të Nju Jorkut dhe për pak sa nuk zuri poshtë një familje që po ecte në...

Plas sherri mes vajzave në Vlorë, ndalin makinat dhe.. grushta de shqelma në mes të rrugës..

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Vlorë, ku ddy vajza janë përfshirë në një sherr fizik me njëra-tjetrën. Pavarësisht tentativave të personave...

“Verë e parakohshme edhe pak ditë..” Ja kur rikthehen reshjet e shiut sipas meteorologes Tanja Porja..

Meteorologia Tanja Porja ka zhuluar kushtet e motit për ditët në vijim. Porja tha se temperaturat gjatë këtyre ditëve do të jenë të larta, me...

Rënie drastike/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa blihen dollari dhe euro

Ditën e sotme, më 6 mars 2025, Dollari amerikan blihet me 91.6 lekë dhe shitet me 93.5 lekë. Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.