Shi apo diell? Cfare Moti pritet ditën e sotme, ky është parashikimi nga MeteoAlb

2200
0

Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellime.

Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në veriperëndim dhe perëndim të vendit, reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët e lokalisht me intensitet mesatar.

Në orët e mesditë reshjet e shiut do të jenë prezente me intensitet të ulët por përgjatë relieveve malore të vendit. Në intervale të shkurtër kohore reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 14m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

-në zonat malore 8 deri 22 °C;

-në zonat e ulëta 9 deri 28°C;

-në zonat bregdetare 13 deri 27°C.