E rëndë/ Vëllai vret vëllanë dhe bashkëshorten e tij

1774
0

Policia ka njoftuar se sot në ora 12:30 në SPB Shkup është raportuar se S.K (57) dhe bashkëshorti i saj V.K (64) janë gjetur me lëndime në kokë në fshatin Stajkovcë të Shkupit, në tarracën dhe në shkallët e shtëpisë.

Mjeku i Emergjencave Mjekësore në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e S.K, ndërsa V.K me lëndime është transportuar në Kompleksin Klinikë ‘Nënë Tereza’, ku ka ndërruar jetë në orën 14:00.

Policët e Stacionit Policor Gazi Babë dhe Njësiti i Policisë Intervenuese në SPB Shkup me plagë thike e kanë gjetur edhe L.K (67), vëllai i V.K, i cili dyshohet se është autor i vrasjes.

Ai gjithashtu është transportuar në spital për trajtim mjekësor.

Nga autoritetet thonë se po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe do të dalin me detaje se si ka ndodhur ngjarja e sotme.