Kujdes me Euron! Banka e Shqipërisë i bën thirrje shqiptarëve: Kush ka Euro, të..

316
0

Banka e Shqipërisë i bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të përdorin masivisht Lekun dhe të kenë shumë KUJDES me Euron pasi qarkullojnë shumë monedha europiane të falsifikuara.

Shqetësuese për Bankën e Shqipërisë mbetet falsifikimi i Euros në sasi të lartë e sekuestruar e monedhës Euro në zonën e BE, e cila shënon dhe numrin më të lartë të turistëve që vizitojnë vendin tonë. 

Monedha kombëtare në qarkullim, në fund të vitit 2023, arriti në 408 miliardë Lekë, me një rritje prej 6.8 miliardë Lekësh krahasuar me fundin e vitit 2022. Pavarësisht këtij treguesi, Banka e Shqipërisë bën të ditur se numri i kartmonedhave të falsifikuara ra në minimum historik. 

Në këto kushte, Leku është më i sigurt në raport me Euron ku mund të hasen shpesh kartëmonedha të falsifikuara.