16.5 C
Tirana

Sezoni në prag/ Dy plazhet ku nuk duhet të laheni, edhe këtë vit do derdhen ujërat e zeza

Date:

Share:

Kur duhet vetëm një muaj nga çelja zyrtare e sezonit turistik, në plazhet e Vlorës vijojnë të mbeten evidente problematikat e viteve të kaluara, siç është edhe derdhja e ujërave të zeza në det.

Situata më shqetësuese konstatohet në dy plazhet publike. Në Plazhin e Vjetër dhe plazhin pranë Akademisë së Marinës, ku ujërat e zeza e kanë derdhjen në det, ndonëse sezoni është në prag. Deri më tani nuk është marrë asnjë masë për zgjidhjen e kësaj situate dhe duket se edhe këtë vit nuk do të ketë ndërhyrje.

Aktualisht, nuk është vënë ende në funksion impianti i përpunimit të ujërave të zeza, që ndodhet në fazën e dytë të implementimit të tij, çka do t’i jepte një zgjidhje përfundimtare derdhjes së ujërave të zeza në det. Në fakt, më shqetësuese situata mbetet në zonën e Plazhit të Vjetër, në të cilën derdhja e ujërave të zeza, prej vitesh, ka krijuar një problem të madh për pushuesit.

Vitin e shkuar, Plazhi i Vjetër dhe ai pranë Akademisë së Marinës janë cilësuar si dy nga plazhet më të ndotura në bregdetin e Vlorës. Bëhet fjalë për dy plazhe publike, ku edhe interesimi i qytetarëve mbetet mjaft i madh, pavarësisht mungesës së pastërtisë së ujit dhe ndotjes nga ujërat e zeza. Me përfundimin e projektit të Lungomares u mendua se ky problem do të zgjidhej, minimalisht në zonën e plazhit të Akademisë së Marinës.

Por as ky projekt nuk i dha zgjidhje situatës në këtë zonë, ku mjaft qytetarë, që nuk kanë mundë- si të paguajnë shezlongje, janë të detyruar ta bëjnë aty plazhin. Ndërkohë, në lidhje me këtë problematikë të pazgjidhur, burime në Bashkinë e Vlorës bëjnë të ditur se projekti final për ujërat e zeza në Vlorë është akoma në fazën e studimit.

“Do të synohet sa më shpejt implementimi tij, për të zgjidhur përfundimisht këtë problem shqetësues, jo vetëm gjatë sezonit turistik, por gjatë të gjithë vitin”, thanë burime të bashkisë. Bëhet fjalë për një projekt me vlerë rreth 8 milionë euro që do t’i japë zgjidhje derdhjes së ujërave të zeza në det dhe nuk do të lejohet më ndotja në gjirin e Vlorës. “Gjatë këtij sezoni turistik, nga Bashkia e Vlorës është bërë e mundur ndërhyrja nga ana e institucionit dhe Ujësjellës-Kanalizimeve, për të përmirësuar gjendjen gjatë periudhës së verës. Gjithsesi, zgjidhja përfundimtare mbetet padyshim projekti final i parashikuar për ujërat e zeza, çka do të bënte që ujërat e detit në Vlorë të ishin edhe më të pastra dhe ndotja të reduktohej”, u shprehën më tej burime të Bashkisë së Vlorës.

Megjithatë, edhe për këtë verë problemi duket se do të jetë prezent dhe dy janë zonat më shqetësuese, ajo e Plazhit të Vjetër dhe plazhi pranë Akademisë së Marinës.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

“S’ka fat i miri” Veliaj nga burgu: Kush vret është i lirë, e kush punon është në burg. Kjo nuk është drejtësi!

Erion Veliaj ka postuar sot nje fragment nga arsyetimi i akuzes perse e mbajne brenda ne burg. Arsyetimi eshte se “Personi paraqet një rrezikshmëri shoqërore mjaft...

E fundit/ Senati italian miraton marrëveshjen për pensionet me Shqipërinë

Këtë të mërkurë u ratifikua në Senatin e parlamentit italian marrëveshja me Shqipërinë në fushën e sigurimeve shoqërore. Siç bëri me dije ministri i Shtetit...

Ledioni futet vetë në shtëp dhe i jep lajmin e trishtë G Banit, banori largohet me lot nga shtëpia

Ledion Liço futet në shtëpi dhe i jep lajmin e trishtë G Banit, banori largohet në lot drejt Londrës Ai i dha një lajm të...

Moti për 5 ditët në vijim, dielli poshton vendin.. – habit sinoptikania: Termometri pritet të shkojë..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, moti per 5 ditet ne vijim pritet te jete tipik pranveror me temperatura maksimale deri ne 22 grade celcius. Nga...

“Ta shkul zemrën…” Pas denoncimit në polici nga e bija per vepra të turpshme, babait i erren sytë për hakmarrje

Një familje prej 4 anëtaresh nga Shkafana e Durrësit jeton mes Shqipërisë dhe Italisë dhe po përballet me situata makabre. Vajza e kësaj familjeje...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.