I dha biskotë me pastë dhëmbësh një të pastrehu, Personazhi i njohur rrezikon burgun

664
0

Ai është bërë i njohur në youtube pasi del në rrugë dhe bën skena humori me kalimtarët e rastit.

Kanghua Ren, ndryshe i quajtur Reset, mund të përfundojë në burg pasi këtë herë e ka tepëruar me veprimin e tij.

Janarin e kaluar, 20-vjeçari filmoi momentin kur i dha biskota të lyera me pastë dhëmbësh një personi të pastrehë në Barcelonë. Pas kësaj deklaroi se ishte një rreng për ta bërë që të lajë dhëmbët

.

Sipas The Telegraph, ReSet tha: Ndoshta kam kaluar kufirin, por shikoni anën pozitive. Kjo mund ta ndihmojë të lajë dhëmbët. Mendoj se ai nuk i ka larë që kur është bërë i varfër.

52-vjeçari i pastrehë, i quajtur Gheorge L, tha se u sëmur pasi hëngri biskotat, të cilat i shkaktuan përzierje në stomak.

Në një deklaratë për autoritetet, ka rrëfyer se i kanë ofruar 300 dollarë në këmbim të heshtjes.

Reset është në pritje të gjykimit, ku mund të dënohet për krim moral