Sëmundja e la të paralizuar, gazetari shqiptar rrënqeth me historinë e jetës

576
0

I ftuar pasditen e sotme në emisionin “Rudina” ishte gazetari i njohur sportiv i “Radio Tiranës”, Ervin Baku i cili për herë të parë ka rrëfyer historinë e trishtë të jetës së tij kur u prek nga sëmundja e poliomielitit.

Kur ishte vetëm 3 muaj e gjysmë Ervin Baku u prek nga sëmundja dhe u paralizua. Në moshën 6-vjeçare me ndihmën e mjekëve ai arriti të ecte me një patericë.

“Isha vetëm 3 muaj e 9 ditë. Nuk e mbaj mend atë kohë, por ime më më ka treguar se këmbët më vareshin. Me ndërhyrjet e tre operacioneve në Tiranë, gjendja u stabilizua”, ka treguar Ervini.

“Asnjëherë nuk jam ndier i diskriminuar. Nuk kam ndier asnjë paragjykim. Unë besoj shumë në Zot dhe, quajeni si të doni, ai na survejon. Unë e shoh gotën gjysmë plot, por edhe kur jam në errësirë, shoh gjithmonë një dritë në fund të tunelit. Zoti u tregon njerëzve se ai është gjithmonë aty dhe gjërat ndodhin për një arsye”, është shprehur gazetari.