Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer ka kërkuar pezullimin e Marrëveshjes së Shengenit, që lejon lëvizjen e lirë brenda Bashkimit Europian. Për të përjavshmen gjermane Welt am Sonntag, Seehofer deklaroi se Gjermania duhet të shtojë kontrollin kufitar për sa kohë BE nuk ja del të kontrollojë kufirin e jashtëm në mënyrë efektive.
Komentet e ministrit Seehofer vijnë pas kërkesave të bllokut europian për heqjen e kontrolleve kufitare nga Gjermania dhe katër anëtarë të tjerë të zonës Shengen. Gjermania ishte vendi i parë i BE-së që rivendosi kontrollin e brendshëm në shtator 2015, në vijën ndarëse me Austrinë dhe për lidhjet e fluturimit nga Greqia, “për shkak të situatës së sigurisë në Europë dhe kërcënimeve që vijnë nga lëvizjet e vazhdueshme dytësore”. Ky regjim i përkohshëm do të vijojë të zbatohet deri më 12 maj të këtij viti.
Rivendosja e kontrolleve kufitare është një e drejtë e posaçme e shteteve anëtare të BE-së. Sipas rregullave të përbashkëta europiane, ato duhet të mbeten një përjashtim dhe të respektojnë parimin e proporcionalitetit. http://www.albeu.com/kryetitull/gjermania-kerkon-pezullimin-e-marreveshjes-schengen-rikthehen-vizat-te-shqiptaret/382499/