Lirohet kryebashkiaku i Lezhës Frrokaj dhe 11 zyrtarët e tjerë

LEZHE- Gjykata e Lezhës ka liruar nga burgu kryetarin e Bashkisë së këtij qyteti, Fran Frrokajn, dhe 11 zyrtarët e tjerë të bashkisë dhe hipotekave. Gjykata ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për Frrokajn dhe zyrtarët e tjerë të arrestuar për abuzim me pronat te ‘Rana e Hedhun’.

Vendimi i gjykatës është pritur me brohoritje nga mbështetësit e kryebashkiakut Frrokaj, të cilët prisnin jashtë ambienteve të gjykatës prej mëngjesit të sotëm, duke protestuar kundër arrestimit të kryebashkiakut, pasi sipas tyre, ai nuk ka lidhje me abuzimet me pronat dhe arrestimi i tij është politik.

Zyrtarët lokal të hetuar nga Prokuroria akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar afro 260 mijë m2 në zonën e plazhit, duke e kthyer në pronë private e më pas duke e shitur kundrejt vlerave të konsiderueshme monetare.

- Advertisement -

Ngriti në këmbë Francën, 15-vjeçarja shqiptare tregon arsyen pse u zhduk që nga 14 marsi..

Merina Syla, një vajzë 15-vjeçare shqiptare që jeton në Strasbourg të Francës, ishte zhdukur që prej 14 marsit, por fatmirësisht u gjet dje. Sipas familjarëve,...

Kur do të largohet i ftohti? Sinoptikania zbulon cfarë pritet në vijim: Nga e premtja deri në fund..

Sipas sinoptikanes se njohur Tanja Porja, sonte ne mbremje gjate natës si dhe ditët në vijim, kthjellohet Moti ne territorin shqiptar. Termomemtri ka zbitur...

“Nëse kthehet djali im…”/ Doktori i babait të Hashim Thaçit tregon amanetin e tij të fundit

Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, do të prehet për herë të fundit në varrezat e reja të fshatit Burojë Doktori Adriatik...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.