Skip to content

Salvinit i ndodh e papritura, hajdutët i hynë në shtëpi, ja çfarë njoftoi policia

    Hajdutët hynë në banesën e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Transporteve italiane Matteo Salvini mbrëmjen e së dielës, njoftoi sot policia.

    Grabitësit nuk arritën të hapnin kasafortën në shtëpinë e Salvinit në Romë, thanë burimet për Ansa. Nuk dihet ende nëse kanë arritur të vjedhin sende të tjera.

    Në momentin e grabitjes në banesën e kreut të Ligës nuk ndodhej askush, shkruan Ansa.