Sali Berisha merr “vendimin” e papritur: Çfarë pritet të ndodhë sot

623
0

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken, përmes një vendimi të papritur lajmëroi dje se kishte shpallur “non grata”(person të padëshiruar për të hyrë në SHBA) ish-kryeministrin Sali Berisha. Sipas tij, Berisha ishte i përfshirë në korrupsion dhe ishte gati të mbronte veten, familjen dhe aleatët e tij politikë.

Pak orë pas këtij vendimi, reagoi vetë Sali Berisha duke sfiduar sekretarin Antony Blinken që të publikonte provat që kishte për të. Ish-kryeministri e konsideroi vendimin të pabazë, e ashtu e quajti dhe kreu i PD Lulzim Basha, duke kërkuar prova.

Ndërkohë, sot mësohet se Sali Berisha do të dalë në një deklaratë për mediat, për të folur për këtë vendim të Departamentit Amerikan të Shtetit. Gjatë orëve të pasdites, ish-kryeministri shqiptar, i shpallur “non grata”, pritet që të sqarojë dhe një herë qëndrimin e tij në lidhje me vendimin e Blinken.


Sakaq, dje Berisha në reagimin e parë zyrtar sulmoi dhe filantropin George Soros.

“Une gjithashtu kam denoncuar ne mediat shqiptare dhe te huaja, duke ditur shume mire pozicionin por edhe lidhjet e panumerta te tij, multimiliardierin George Soros, si korruptorin me kryesor te politikaneve te sotem dhe ne gjykimin tim, si nje armik te vertete te demokracise ne vendin tim.

Perveç kesaj kam denoncuar i pari dhe me forcen me te madhe, publikisht dhe vetem publikisht, projektin e ndryshimit te Kufijve te Kosoves, i pregatiur nga fondacioni i George Sorosit ne Beograd, per çka dhe dhe jam kercenuar per pasoja, por natyrsht nuk jam impresionuar”, bënet me dije Berisha.

E pikërisht këto qëndrime të tij, ish-kryeminstri pritet që t’i theksojë dhe sot në konferencën e papritur për mediat. Ndoshta, ish-kryetari historik i PD do të vendosë dhe për mandatin e deputetit që mori në 25 prill, nëse do të shkojë në Kuvend apo jo.

PËRDITËSIM – 13.26 – Sali Berisha: “Te dashur miq, sot ne oren 18:00 do te mbaj nje konference per shtyp ne Hotel Rogner (salla Antigonea)! Ftoj te gjitha mediat te marrin pjese! sb.”