Skip to content

Rudina Dembacaj kërkon nuse për ish bashkëshortin e saj: Aleksi çun beqar..

    Moderatorja Rudina Dembacaj, pas ndarjes me bashkëshortin, prej kohësh është në qendër të vëmendjes së mediave për shkak edhe të lidhje se shume perfolur me ish deputetin.

    Ajo e pranoi hapur ndarjen nga bashkëshorti Aleks Varfaj në emisionin Wake Up, disa muaj pasi ata ishin ndarë ndërsa ne media flitej prej kohesh madje edhe per lidhjen e re te saj, gje qe ajo akoma nuk e ka pranuar.

    Edhe pse dyshja është ndarë edhe zyrtarisht, ajo ka publikuar një foto me ish-bashkëshortin në Instastory dhe shkruan, “Aleksi çun beqar”.

    Por nuk tregon asgjë për veten e saj, duke konfirmuar indirekt se pas ndarjes nuk është beqare.

    Në këtë postim duket se moderatorja po kërkon ti gjejë nje nuse te mirë ish bashkëshortit të saj duke shfrytëzuar ndjekesit e saj të shumtë si dhe vëmëndjen e mediave e cila pritet të vazhdoje deri kur ajo të pranojë lidhjen e saj me ish deputetin Frroku.