Rudina Dembacaj bën zyrtare lidhjen me ish-deputetin, Mark Frroku, por ja cfarë i shkruajnë ndjekësit

738
0

Moderatorja e njohur Rudina Dembacaj ka zgjedhur INstagramin, për të pranuar lidhjen e saj me ish-deputetin e njohur, Mark Frroku.

Me anë të një postimi, krah fotove pranë Markut, Rudina ka pohuar se ai është partneri i saj jo vetëm në biznes, por dhe në jetë.

“E di që e donit të gjithë, por e kam për vete ekskluziven. Për të gjithë ju dashamirës dhe jo, e dua si partner në jetë dhe në biznes. Vit të mbarë, me shumë dashuri Mark dhe Rudi”, ka shkruar Dembacaj krah postimit të fundit në rrjetet sociale.

Komentet dhe pëlqimet e ndjekësve kanë qenë të menjëhershme, për shkak se dyshja spekulohej prej kohësh se ishin në një lidhje dashurie. Rudina Dembacaj ishte divorcuar pak kohë më parë, ndërsa me ish-bashkëshortin ka edhe një fëmijë.

Një nga komentet që spikat është edhe ai i një ndjekësi që uron që ky të jetë partneri i fundit dhe i vërteti për moderatoren.

Ai shkruan:

Ishalla i fundit e i vërteti!”
Moderatorja e ka marrë me sportivitet komentin e ndjekësit, duke ja kthyer me një emoji duke qeshur.

Kujtojmë këtu që Rudina u nda disa muaj më parë nga bashkëshorti i saj, Aleksi. Ata kanë një vajzë bashkë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.