Hap valixhen e shqiptarit, doganieri shtanget kur pa çfarë kishte brenda saj (FOTO)

1484
0

Një histori e rrallë ka ndodhur me dy shqiptarë që fluturonin drejt Amerikës, aq sa kanë habitur autoritetet dhe mediat amerikane.

Autoritetet doganore të Aeroportit të Filadelfias në SHBA, përmes një qeni detektor zbuluan 14 kg produkte ushqimore, të ndaluara, brenda në valixhen e dy shqiptarëve.

Ngjarja ndodhi para disa kohesh por u be publike se fundmi. Në valixhen e dy udhëtarëve shqiptarë, emrat e të cilëve nuk u bënë publikë, raportohet se u gjetën mes të tjerash mish i papërpunuar, kremviçe, presh, plënc si dhe gështenja.

Specialistët gjetën në mesin e gështenjave edhe dy insekte të gjalla.

Autoritetet i sekuestruan ushqimet dhe i lanë dy shqiptarët që të vazhdojnë vizitën e tyre në Filadelfia.