“Rrjeti shpë rtheu” me gafën së saj, reagon Rudina Magjistari: Jeni thjesht ca paçavure

927
0

Moderatorja Rudina Magjistari është një ndër moderatoret më jetëgjatë në ekranin shqiptar por dhe një ndër më të komentuarat për gafat e saj gjatë emisionit.

Lapsusi i fundit ka vënë në siklet këngëtaren e njohur Nertila Koka.

Kjo e fundit ndodhet në Suedi së bashku me familjen e saj dhe gjatë intervistës në një lidhje me Skype, Magjistari i tha se është nëna e tre fëmijëve dy vajza dhe një djalë.

“Regjia shfaqi një foto të dy vajzave tuaja, se Nertila është mama e tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djalë, djali është më i vogli apo jo Nertila, mesa di unë është i vogli?”

Por teksa Rudina fliste, këngëtarja qeshi dhe e saktësoi moderatoren duke i shpjeguar se, “djali është qenushi jonë”.

“Aaa, nuk e dija”, tha Rudina dhe të dyja qeshën.