Italia po “shërohet”, ja cfare ndodhi në 24 orët e fundit

491
0

Italia me sa duket po e merr veten nga pandemia, teksa në 24 orët e fundit konfirmon 194 jetë të humbura nga koronavirusi.

Sot, vetëm në Rajonin e Lombardisë u regjistruan 85 jete te humbura.

Lajmi bëhet i ditur nga autoritetet e Mbrojtjes Civile Italiane.

Me keto shifra, numri total shkon në 30 395, që prej fillimit të pandemisë.

Gjithashtu, gjatë ditës së sotme numri i të shëruarve në Itali ishte 4828, ndërsa në total numri ka shkuar mbi 100 mijë.

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1083 raste të reja pozitiv me koronavirus.