Rrjeti i supermarketeve Coop: Do të furnizohemi nga Shqipëria me fruta dhe perime

602
0

Një lajm i mirë për fermerët shqiptarë. Rrjeti gjigand i supermarketeve Coop deklaroi se i ka vënë sytë Shqipërisë si një vend importues për perime dhe fruta. Shefi i Coop Philipp Wyss deklaroi në një interviste se dëshiron të lidhë kontratat përkatëse me prodhuesit shqiptarë të perimeve në pranverë.

Domatet, kastravecat, kungulleshkat, luleshtrydhet dhe mandarinat shqiptare do të plotësojnë produktet nga Spanja në të ardhmen, siç tha ëyss në një intervistë për Tamedian të publikuar të premten.

Konsumi i madh i ujit është një problem i madh për Spanjën. Kjo është arsyeja pse shitësi me pakicë kërkoi alternativa. Greqia apo Rumania mund të konsiderohen gjithashtu. Një e treta e tokës bujqësore të Rumanisë është djerr. “Megjithatë, për arsye historike është e vështirë të merren pjesë më të mëdha toke,” tha Wyss.

Lëndët e para si kakao vijnë edhe nga prodhimi i huaj. “Për shkak të çmimeve shumë të larta të kakaos dhe sheqerit, ne do të rrisim disa çmime për produktet që përmbajnë këto lëndë të para”, tha kreu i shitësit. Negociatat me furnitorët rreth kërkesave të tyre për çmime janë duke u zhvilluar aktualisht.

Me një histori prej me shumë se 150 vjetësh Coop është shndërruar në një nga rrjetet e supermarketeve më të mëdha në Europë. Synimi i tij për të importuar prodhimet bujqësore nga Shqipëria është një lajm i mirë, jo vetëm për fermerët por edhe për ekonominë shqiptare në tërësi, që do të ketë më shumë mundësi eksporti në tregjet ndërkombëtare. Për më tepër që kontratat e Coop vendosin standarde të reja në prodhimin e fermerëve duke nxitur modernizimin e këtij sektori.