Ndërroi jetë pasi u dhunua/ Nëna e 4-vjeçares: Vdiq në 8 të mëngjesit, na lajmëruan në darkë

305
0

Të tjera detaje janë zbarhdur në lidhje me ngjarjne e rëndë të ndodhur në Gjakovë, ku një 4-vjeçare ndërroi jetë pasi u dhunua nga dy të mitur.

Nëna e saj ka ngritur akuza ndaj stafit mjekësor për neglizhencë, pasi sipas saj, autoambulanca nuk i ka lejuar prindwrit tw ndiqnin nga pas vajzwn, kur ajo u nis për mjekim në Prishtinë. Ajo shton se kur e mitura ndërroi jetë, asnjë nga stafi mjekësor nuk e informoi.

“Autoambulanca ka ikur, nuk na ka marrë me vete, ne i thoshim na merr me vete, nuk më kanë marrë. Më thanë, jo nuk bën me ardhë me ne. Që vajza na vdekur e kemi marrë vesh në telefona, nuk na kanë treguar. Përmes Facebookut e kanë qitë, as nuk e kam ditur”, tha ajo për mediat në Kosovë.

Ajo tregoi se vajza ka ndërruar jetë në mëngjes ndërsa lajmin e kanë marrë vesh gjatë mbrëmjes nga fqinjët në lagje, ku shtoi se spitali e kishte numrin e telefonit dhe nuk e kanë lajmëruar.

“Ne nuk kemi ditur asgjë, vajza më ka ndërruar jetë në tetë të mëngjesit, dhe dikur në aksham kur po e shohim se krejt lagjja erdhën te dera. Unë thash çfarë ndodhi, kur po hynë këta po na tregojnë që e kanë qit aty. E kanë pasur numrin e telefonit nuk na kanë lajmëruar”, tregoi ajo.