Babai i 27-vjeçares që u vetëvra: Do t’i shuaj si familje’! Do t’i marr hakun 7-fish!

296
0

Babai i 27-vjeçares që kreu vetëvrasje në Kamëz pak javë më parë, ka deklaruar se në rast se nuk vepron drejtësia, do të jetë ai që do të marrë masa për ndëshkimin e Altin Çokut.

Ai tha në emisionin “Me Zemër të Hapurt” se në rast se Çoku nuk dënohet me burgim të përjetshëm, ai do të marrë hak tek ai dhe familja e tij.“Jam baba dhe nuk e lë me kaq historinë. Ai që ka shtyr drejt vetëvrasjes vajzën time… Të vrasësh një femër duhet të japësh 7 krerë meshkujsh. Unë do të pres ligjin, por kështu e parashikon Kanuni. Nëse ligji nuk merr masa të rrepta…Do ta paguajë shtrenjt ai dhe familja e tij. Djali më ka thënë që dikush e ka shtyrë Sibelën, dikush e ka telefonuar dhe e ka detyruar të dalë në tarracë që të pijë duhan.Nëse shteti nuk çon drejtësinë n vend unë do të marr hakun 7-fish. Kërkoj burgim të përjetshëm për Altin Çokun. Nëse lirohet do ta vras atë dhe familjen e tij, nuk e fal”, tha ai.