Rritje pagash dhe mbeshtetje financiare, Qeveria prezanton paketën antikrizë, ja çfarë përmban

1004
0

Kryeministri Edi Rama, zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj prezantuan këtë enjte paketën antikrizë.

ÇFARË PËRMBAN AJO:

-Paketa e re e Rezistencës Sociale për të parën herë riindekson pensionet brenda të njëjtit vit me normën e re të inflacionit, duke e çuar në 9.5% indeksimin vjetor

-Rrit me 10% mbështetjen mujore për ndihmën ekonomike dhe e dyfishon atë për gratë kryefamiljare me 2 fëmijë

-Indekson me 7.5% pagesat për Aftësinë e Kufizuar dhe rrit mbështetjen financiare për energjinë elektrike për të verbërit, paraplegjikët e tetraplegjikët

-Rrit përsëri pagën minimale në 34 mijë lekë dhe sjell rritje pagash për administratën, Policinë e Shtetit dhe Policinë e Burgjeve

-Shton mbështetjen financiare për naftën pa taksa për fermerët, vijon mbështetjen e peshkatarëve për TVSH-në e naftës, konfirmon mbështetjen e mëtejshme për transportin publik dhe garanton mbrojtjen e çmimit të energjisë për familjarët dhe biznesin e vogël.

-Abonentët që harxhojnë mbi 800 KW/orë do ta paguajnë çmimin e energjisë me çmimin e tregut.