Riindeksim pensionesh dhe rritje te pages minimale, Rama: Do të rriten edhe pagat për keto kategori..

475
0

Është prezantuar këtë të mërkurë nga qeveria paketa e dytë anti-krizë për qytetarët. Për pensionistët do të ketë një riindeksim të pensioneve me 6% ndërsa ndryshimi I radhës do të jetë rritja e pagës minimale në 34 mijë lekë.

“Do të riindeksohen të llogaritur me normën e inflacionit që shkon në 6% duke u nisur nga indeksimi i mëparshëm dhe në 9.5% si indeksim tërësor i këtij viti. Kjo do të ndodhë edhe për personat me aftësi të kufizuar që kemi indeksimin e përvitshëm. Bëjmë ndërhyrje me indeksim 7.5% për të gjithë personat me aftësi të kufizuar. Do të rrisim me 10% ndihmën ekonomike dhe do ta dyfishojmë ndihmën ekonomike për gratë familjare me 2 fëmijë. Të gjitha gratë që janë në kushtet e papunësiisë, do të marrin një ndihmë ekonomike të dyfishuar. Ndërhyrja tjetër do të jetë edhe rritja e pagës minimale. Nga 32 deri në 34 mijë lekë”, tha Rama.

Në kuadër të kësaj pakete, kreu i qeverisë tha se do të rriten pagat për administratën, punonjësit e policisë së shtetit dhe të burgjeve.

“Do ti rrisim përsëri pagat e mësuesve dhe mjekëve. Do të rrisim pagat për administratën dhe do të rrisim po ashtu pagat për policinë e shtetit dhe policinë e burgjeve edhe këto trupa që kishin mosrritje pagash prej disa kohësh. Më këto ndërhyrje besojmë se përmirësojmë në aspektin financiar paketat e natyrës një pako për dy apo për tre muaj  dhe krijojmë një bazë të rëndësishëm të zgjeruar rezistence të të gjitha këtyre kategorive në raport me situatën e inflacionit . Qëndrojmë në tre pika që kishte paketa tjetër, në të njëjtën qasje mbështetja për naftën pa taksa për fermerët, për TVSH-në e peshkimit, për mosprekjen e çmimit të biletës së transportit”, u shpreh kryeministri.

Paketa e dytë antikrizë e prezantuar nga qeveria do të jetë një mbështetje afatmesme derisa të ndjehen lehtësimet nga kriza ekonomike që ka prekur gjithë botën.