Qytetari habit me deklaraten: Po të punosh 2-3 punë me rrogë 60.000 lekë, e blen një shtëpi në Shqipëri

119
0

Tema e ditës së sotme në “Aldo Morning Show” në Tv Klan ishte mundësia e familjeve ose të rinjve shqiptarë për të blerë një shtëpi. Në videothirrjet e shumta, qytetarët shprehën mendimin se është tejet e vështirë me pagat që marrin ose detyrohen të marrin kredi, ndërsa shpenzimeve i shtohet edhe mobilimi i shtëpisë.

Ekspertët e tregut të pasurive të patundshme ndajnë të njëjtin mendim, por një i ri thotë se në fakt, është krejt e kundërta. Geri Kusi, me profesion jurist, thotë se në Shqipëri mund të blesh një shtëpi nëse bën disa punë dhe të kesh një pagë relativisht të mirë.

Aldo: Me ç’ para do e blesh shtëpinë ti vëlla?

Geri Kusi: Me shpenzimet e mia dhe ato çfarë kam mbledhur gjatë gjithë kësaj periudhe. Në Shqipëri, një i ri e ka mundëisnë financiare që të blejë një shtëpi.

Aldo: Po si e ka mundësinë?

Geri Kusi: E ka mundësinë financiare me të gjitha mënyrat sepse nëse punon në Shqipëri është e mundur të blesh një shtëpi.

Aldo: Domethënë, më fal, ka të tjerë, ka shumë njerëz, që jo sa je ti 25, po kanë 30 vite që punojnë dhe janë me kredira të frikshme.

Geri Kusi: Nuk është puna te kredia, nëse punon në Shqipëri, nëse ke një rrogë bazë relative të majme, e blen një shtëpi.

Aldo: Cili zanat e ka rrogën relative të madhe?

Geri Kusi: Mund të punosh gjithkund, mund të bësh 2,3 punë, mund të punosh shumë.

Aldo: Ti thua që po bërë 3-4 punë, do ta blesh një shtëpi.

Geri Kusi: Po.

Sa i përket pagës që ai e konsideron të mjaftueshme për të blerë një shtëpi, Geri shqipton një shifër, disi të habitshme për Aldon dhe gazetaret e programit.

Albana Çaushaj: Sa duhet ta ketë pagën një njeri në shqipëri që të ketë mundësi të marrë një shtëpi.

Geri Kusi: Nëse luan deri tek 600 mijë lekë të vjetra.

Albana Çaushaj: Unë bëj dy punë, personalisht, dhe kam shumë vite që bëj dy punë që e  kaloj patjetër, por nuk mundem akoma të blej një shtëpi.