Ndërtimet pa leje, konfiskohet pallati i parë 9 katësh në Tiranë (VIDEO)

92
0

Ka nisur këtë të enjte zbatimi i vendimit të qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje.

Ministja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ndodhej në Farkë, ku është konfiskuar një pallat 9 katësh. Pallati ishte pa leje dhe do të kalojë në llogari të shtetit.

“Ndodhemi në Farkë ky është komunikimi i parë publik që ne po bëjmë sa i përket vendimit që u mor me VKM, është një VKM që ka të bëjë më ndërtimet pa leje që do të konfiskohen dhe përdorim në të mirë publikut. Ky është një shembull pse kemi zgjedhur të vijmë në Farkë dhe të zgjedhim këtë ndërtes  simbolikë e shklejes së ligjit 7 kate mbi tokë dy nëntokë, 9 kate ndërtim pa lejë”, tha Balluku.

Sakaq, kryeministri Rama bën me dije në “Facebook” se ndërtuesit mund t’i parablejnë ndërtimet pa leje me një çmim të indeksuar mbi çmimin real të tregut dhe paratë e përfituara do të derdhen në fondin e shpronësimeve të Unazës së Re ose mund t’i dhurojnë, që të përdoren si apartamente për strehim social apo mjedise zyrash për institucionet.

Ndërkohë për të gjitha rastet ka edhe një gjobë për çdo metër katror dhe për rastet kur ndërtuesi nuk pranon opsionet parablerje apo dhuratë që çojnë në ligjërimin e shtesave për arsye sociale, ai ndiqet edhe penalisht sipas ligjit.