Rritja e tensioneve mes Rusise dhe Natos, Ushtria shqiptare i tregon “muskujt” Rusise

Testimi i kapaciteteve dislokuese, ishte ky qëllimi i stërvitjes së batalionit të dytë të këmbësorisë së forcave të armatosura që u zhvillua këtë të mërkurë në fshatin Gjanç në Korçë.

Dhjetëra forca ushtarake demonstruan aftësitë e tyre, duke sfiduar terrenin e thyer malor dhe temperaturat e ulëta.

në fokus të stërvitjes ishin kryesisht veprimet në sulm. Sipas nënkolonel Agim Kuçanës, për këtë grup batalioni ky vit do të jetë tepër i rëndësishëm, pasi do të vlerësohet nga strukturat e NATO-s.


AGIM KUÇANA, KOMANDANT I BATALIONIT TE DYTE TE KEMBESORISE

“Qëllimi i prezencës sonë në këtë rajon është testimi i kapaciteteve dislokuese, kapacitete të cilat konsistojnë në kapacitete transportuese akomoduese.[..]testuam kalueshmërinë e terrenit me këto mjete gjatë gjithë këtyre orëve të qëndrimit në këtë rajon. Programi vijon dhe me pjesën e marshimit po gjithashtu në terren të veshur me dëborë dhe në kushtet e motit ekstrem të të ftohtit.”

Programi i stërvitjes së trupave ushtarake do të vazhdojë edhe gjatë stinës së verës.

Këto janë struktura të forcës tokësore të cilat kanë patur në matricën e stërvitjes vjetore programin e daljes në fushim. Siç edhe repartin që un drejtor kishte po në këtë matricë për të dalë në terren. Stërvitja kuptohet do vazhdojë edhe në periudha të tjera si në verë. Stërvitje të tilla do të vijojnë edhe gjatë periudhës së verës duke testuar kapacitetet në kushtet e të nxehtit ekstrem

Prej muajit shkurt forcat e armatosura po testojnë kapacitetet me teknika speciale luftimi në zonën e Pukës dhe atë të Korçës. Stërvitjet intensive kanë ardhur në një kohë, kur tensionet mes Rusisë dhe NATO-s për çështjen e Ukrainës janë rritur ndjeshëm.

- Advertisement -

Nga vera në dimër, sinoptikania zbulon surptizat e motit për ditët në vijim..

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.