Bill Gates: Te pergatisim sa me shpejt vak sinat per pandemine e re

52
0

Bill Gates është shprehur se Covid-19 është zvogëluar shumë, por sipas tij një tjetër pandemi po afrohej.

“Ne do të kemi një pandemi të re. Herën tjetër do të jetë një patogjen tjetër”, u citua të thoshte Gates për CNBC.

Ai foli në konferencën vjetore të sigurisë në Mynih, ku tha se zhvillimi i teknologjisë mjekësore duhet të ndihmojë botën të përballet më mirë me patogjenin e ardhshëm. Sipas Gates, vetëm kjo nuk mjafton.

“Nëse çdo vend do të bënte atë që bëri Australia, atëherë ne nuk do të flisnim për një pandemi”, shtoi Gates.

Australia ka vendosur disa nga masat më të ashpra kundër pandemisë në botë.

Sidnei dhe Melburni përjetuan disa nga bllokimet më të gjata dhe lëvizja e njerëzve të pavaksinuar u kufizua shumë pas kësaj.

Më pas, vendi prezantoi rregulla që ndalonin personat e pavaksinuar të ushtronin profesione të ndryshme. Kjo ishte edhe arsyeja që Novak Gjokoviç nuk u pranua në Australian Open.

Sipas Gates, përveç masave, nevojitet një investim prej të paktën 3.5 miliardë dollarësh për të zhvilluar më shpejt vaksinat për pandeminë e ardhshme dhe për të vaksinuar pastaj sa më shumë njerëz.

“Herën tjetër ne duhet të përpiqemi t’i realizojmë ato jo në dy vjet, por në gjashtë muaj”, tha Gates, duke marrë për bazë ritmin e vaksinimit.

Ai deklaroi se ishte “shumë vonë” për të arritur qëllimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të vaksinuar 70% të popullsisë së botës deri në mesin e vitit 2022.

“Deri në fund të vitit 2022, ne duhet të kthehemi në normalitet”, tha bashkëthemeluesi i Microsoft një vit më parë.

Billi Gates, i cili dha dorëheqjen si kryetar i Microsoft në 2014, ka investuar të paktën 1.75 miliardë dollarë në luftën globale kundër Covid-19, përmes Fondacionit të tij Bill dhe Melinda Gates.

Ai kontribuoi për zhvillimin e vaksinave të reja, duke sponsorizuar më shumë se 250 milionë dollarë dhe 156 milionë të tjera për skemën Covax, e cila u krijua për të siguruar që vendet me të ardhura më të ulëta të kenë akses në ilaçet dhe vaksinat kundër koronavirusit.