Askush nuk e priste këtë prapaskenë të produksionit/ Iliri do te marrë gjysmat e parave?

‘Big Brother Vip’ u fitua nga balerini i njohur Ilir Shaqiri që shkoi deri në fund në garë me aktorin e njohur Donald Veshaj. Për triumfin e Ilir Shaqirit nuk shkruajtën vetëm mediat shqiptare, por edhe ato italiane.

Siç e dimë, emri i tij tërhoqi vëmendje në Itali pasi jo vetëm sepse balerini ka një karrierë të gjatë në atë vend, por dhe prej ish-aktores, Emanuela Morini, bashkëshortes së Ilirit.

Mirëpo në një prej artikujve shkruhet se në fakt Iliri nuk do të marrë 100.000 euro nga çmimi i madh, por vetëm gjysmën e saj, pra 50 mijë euro. Kjo pasi në kontratën e tyre thuhej se gjysma e çmimit do të shkonte për fondacionin “Dritan Hoxha”.

“Ish balerini i ‘Amici’ dhe ‘Buona Domenica’ i dhuron 50% të fitimit fondacionit ‘Dritan Hoxha’.”- shkruhej në artikullin në fjalë.

Më pas artikulli zgjerohet duke shkruar:

“Iliri fiton gjithashtu çmimin e parë në para, një vlerë prej 100 mijë eurosh, një pjesë e së cilës do të dhurohet për bamirësi sipas metodave të zakonshme origjinale të parashikuara nga formati.

50% e shumës do t’i dhurohet Fondacionit ‘Dritan Hoxha’, i cili synon të kontribuojë në një shoqëri shqiptare të orientuar drejt kulturës, artit, komunikimit, zhvillimit të medias, përmes talentit dhe inovacionit, veçanërisht nga të rinjtë”.

Nëse e kuptuam qartë, 50% e shumës nuk dhurohet me vullnetin e lirë të Ilirit, por sipas metodave që ka përdorur ky format.iconstyle

- Advertisement -

“Do ndodhë në më pak se 10 vite..” Bill Gates shokon me deklaratën: Mjekët dhe mësuesit do të..

Bill Gates parashikoi se përparimet në inteligjencën artificiale do të zvogëlojnë ndjeshëm rolin e njerëzimit në shumë detyra tradicionale, si mjekësia dhe arsimi, dhe...

Pamje të frikshme nga tërmeti në Mianmar! Njerëzit vrapojnë në panik, rrugët “ndahen në dysh”, shembet..

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 të shkallës Rihter goditi Myanmarin. Tërmeti është aq i fortë sa është ndjerë në Tajlandë dhe vende të tjera fqinje. Tërmeti shkaktoi shembjen...

Një çift turistësh gjejnë 41 mijë euro në Durrës, i dorëzojnë në Policinë e Shkodrës

Një çift irlandez ka dorëzuar mbrëmjen e djeshme në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër një shumë vlerash monetare prej 41 400 eurosh. Sipas...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.