Rritja e frikshme e rasteve me koronavirus, Rama paralajmëron: Mos më detyroni të…

625
0

Kreu i qeverise Edi Rama është rikthyer me mesazhet e tij në rrjete sociale, për të folur për pandeminë e Covid-19 në vendin tonë.

Kreu i qeverisë tha se shifrat janë alarmante, dhe bëri apel për çdo qytetar dhe biznes, që të respektojë masat protokallare të vendosura nga institucionet e shëndetësisë, ndryshe vendi mund të rrezikojë të kthehet prapa në karantinë.

“Trendi në rritje po vazhdoi kështu, jo vetëm do të na sjellë dëme në jetë dhe në shëndet, do na detyroj të kthehemi mbrapsht. Do detyrohemi të përdorim të vetmin ilaç të sigurtë, para se të shpiket vaksina, që është karantina. Tani çfarë do bëjmë?

Do bëhemi njerëz apo jo? Apo do bëhemi si lopa si e thotë populli, që e mbush kovën e qumështit dhe më pas i bie me shkel dhe e derdh. Jam shumë i shqetësuar. Nuk dua të rri të bëj sehir ndërkohë që armiku i padukshëm ende s’ka ikur. Në këto 3 ditë kemi më shumë të shtruar se sa në pikun e pandemisë.

Nuk dua ta bëj me të keq, mos më detyroni. Nuk dua që të penalizohen ato biznese që kanë vuajtur këto kohë, por nëse nuk respektojnë masat e protokollit, do duhet të marrim masa. Nuk dua ta mendoj e jo më të kthehemi në karantinë, realisht nuk do kemi çfarë të bëjmë dhe do duhet të rifillojmë nga e para siç po ndodh në disa vende të botës.

T’i thërrasim mendjes dhe të bëjmë gjënë e duhur, e kemi vetë në dorë, secili prej nesh e ka në dorë të bëjë gjënë e duhur, të ngrihemi shpejt dhe të shërohemi nga plagët”, tha Rama.