Jo më në muajin shtator, ja kur nisin regjistrimet për vitin shkollor 2020-2021

1620
0

Ministria e Arsimit ka bërë me dije se procesi i regjistrimeve për fëmijët në klasë të parë dhe në vitin e parë të shkollës së mesme, do të nisë më herët për vitin shkollor 2020-2021. Ky proces do të nisë në muajin Qershor për klasat e para dhe në Korrik për gjimnazet.

“Regjistrimet në klasat e para fillojnë në 15 qershor dhe mbyllen në fund të muajit, pra në 30 qershor. Rreth 30 mijë vogëlushë pritet të regjistrohen në klasë të parë. Drejtorët e kanë detyrim të regjistrojnë fëmijët e zonës dhe nëse ka kapacitete, pra vende bosh, regjistrojnë fëmijë nga zona të tjera. Në rast të kundërt ka penalitete deri në largim nga puna të drejtuesit te shkollës, nëse lë fëmijë të zonës jashtë institucionit që i takon”, ka sqaruar Fiqiri Çifligu, specialist i drejtorisë për arsimin parauniversitar.

Përsa i përket nxënësve që futen në vit të parë të gjimnazit, sipas urdhrit regjistrimi do të bëhet në dyjavëshin e parë të Korrikut, nga 1 deri me 15 Korrik.