Rritet nafta dhe benzina, ja çmimet e reja

48
0

Nafta dhe benzina janë rritur me disa lekë, me vendimin e sotëm të Bordit të Transparencës.

Bordi i Trasparencës njofton se një litër naftë do të shitet për 195 lekë litri, duke e rritur atë me 5 lekë nga vendimi i fundit.

Ndërsa një litër benzinë do të shitet për me 189 lekë, 4 lekë më shumë se vendimi. Ndërkohë rritje në çmim do të ketë edhe gazin, i cili do të tregtohet me 80 lekë/litri.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 15 Shkurt, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.