15.5 C
Tirana

Rregullat e reja për makinat, ja cilat mjete do të lejohet që të importohen

Date:

Share:

Në 6 mujorin e parë të vitit 2018 pritet të hyjnë në fuqi rregullat e reja për importin e mjeteve në vendin tonë. Sipas ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi do të lejohet vetëm importi i mjeteve motorrike të cilat plotësojnë standartet Euro 4, 5 dhe 6 të shkarkimeve në ajër.

Klosi ka theksuar më herët se është e patolerueshme që të vazhdojë futja e automjeteve të vjetëruara të cilat ndosin mjedisin duke ndikuar direkt në shëndetin e qytetarëve.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit në kuadër të mbrojtjes së mjedisit si pjesë e nismës së ndërmarrë së fundmi, është ndalur edhe tek rëndësia e përmirësimit të cilësisë së karburantit një kërkesë kjo e hershme e bizneseve. Ndërsa për makinat e vjetra të cilat janë në përdorim sipas ministrit duhet të ndërhyhet për të arritur standardin euro 3 të shkarkimeve në ajër.

Aktualisht në vendin tonë janë 560 mijë automjete me një jetëgjatësi mbi 20 vite ku 80% e tyre rezultojnë ndotëse për mjedisin. Sipas ISHP ndotja e mjedisit vitet e fundit është bërë shkak i mbi 40 mijë lloje sëmundjesh ku pjesa më e madhe janë rrezik serioz për jetën e qytetarëve./TV Scan/

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Rama fton turistët të vizitojnë Shqipërinë në gjuhë të ndryshme nëpërmjet Inteligjencës Artificiale (Video)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, në kuadër të Panairit të Turizmit. Ndërkohë ai ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet duke...

Gjendet i vdekur vëllai i Unikkatil, ja çfarë gjeti policia në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen kësaj të diele (2 mars) në Prishtinë, ku është gjetur i pajetë në një banesë Mentor Palokaj,...

Rama ‘përplaset’ me gazetarin izraelit në Berlin: U lëmë juve tokën ta pushtoni

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit”...

Anomali e Motit, sinoptikani zbulon cfarë pritet ditët në vijim: Pjesën e dytë të javës temperaturat pritet të..

Gjatë kësaj jave moti në vend do të njohë një përmirësim të dukshëm ku nuk do të mungojnë rrezet e diellit. Sinoptikani Hakil Osmani...

Habit i riu shqiptar në Itali, ja çfarë fshihte në trungun e lajthive

Një shqiptar është arrestuar në Itali, për prodhimin e lëndëve narkotike. 35-vjeçari është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, në bashkëpunim me një 24-vjeçar, po ashtu...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.