Rregulla të reja / Nga nëntori emigrantëve nuk do t`iu lejohet hyrja në Amerikë nëse nuk kanë mundësitë të paguajnë sigurimet shëndetësore

4200
0

Washingtoni thotë se shumë të huaj po përfitojnë nga programet lehtësuese amerikane për shëndetin publik.

Për këtë arsye, emigrantëve që do të aplikojnë për vizë në SHBA nuk do t`iu lejohet hyrja në vend, nëse nuk provojnë brenda 30 ditësh nga data e hyrjes se i kanë mundësitë të paguajnë sigurimet shëndetësore.

Këto rregulla të reja do të hyjnë në fuqi nga 3 nëntori. Ato do të aplikohen tek personat që bëjnë kërkesë për viza emigrimi, dhe jo ndaj atyre që ndodhen tashmë në SHBA, azilkërkuesve, refugjatëve apo fëmijëve.

Megjithatë këto rregulla do të zbatohen ndërkohë mbi bashkëshortët dhe të afërmit e qytetarëve amerikanë. Kjo mund të ketë ndikim të fortë tek qytetaret që po përpiqen të marrin familjarët e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.