“E kam ëndërr të jetoj në Amerikë, do Zoti na buzëqesh fati”

959
0

“E kam ëndërr të jetoj në Amerikë, të vazhdoj studimet e larta dhe të tërheq edhe familjen time atje. Është hera e parë që aplikoj por kam një dëshirë të madhe që ta fitoj”.

Hygerta ka mbushur 18 vjeç pak kohë më parë dhe është një nga shqiptaret me të reja që do të aplikojë këtë vit për Lotarinë Amerikane. Edhe pse do të nisë studimet e larta në Universitetin e Tiranës për degën infermieri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë për të, ashtu si për shumë shqiptarë të tjerë, “toka e ëndrrave”.

Me nisjen e Llotarisë Amerikane në orën 18:00 të pasdites së të mërkurës, Hygerta dhe katër shoqet e saj,po ashtu 18 vjec, thonë: Ishalla na buzëqesh fati!. Ajo na tregon se prindërit dhe familjarët e saj kanë aplikuar përgjatë gjithë viteve të kaluara, por edhe pse deri më tani nuk kanë pasur fat, do ta provojnë sërish.

Aplikimet për Lotarinë Amerikane nisin prej datës 2 tetor dhe deri në orën 17:00 të datës 5 nëntor 2019, duke iu dhënë kështu një mundësi shqiptarëve të emigrojnë drejt Amerikës.

Tre vitet e fundit, numri i qytetarëve që kanë aplikuar që në orët e para që është hapur Lotaria Amerikane ka qenë aq i madh sa ka rënë serveri. Prej disa vitesh, shqiptarët renditen të parët sa i takon numrit të aplikimeve në krahasim me numrin e popullsisë. Në 2018, kishte 367 mijë aspirantë, ose mbi 10 për qind e popullsisë që provuan fatin, por 4500shqiptarë u shpallën fitues

Ajo që njihet zyrtarisht si Lotaria e Vizave të Shumëllojshmërisë pritet të tërheqë edhe këtë vit me mijëra shqiptarë. Mjafton të përmendim se në dy vitet e fundit, numri i aplikimeve ka qenë gjithmonë e më i madh.