Një krijesë e madhe del në breg të detit në Vlorë, banorët nuk i besojnë syve

2112
0

Ditën e sotme në zonën e Plazhit të vjetër në Vlorë u gjet një breshkë deti gjigande.

Breshka, e llojit “Dermochelys Coriacea”, kishte dalë e pajetë në breg të detit si pasojë e kushteve të rënduara atmosferike dhe erës së fortë që fryn në drejtim të jugut.

Ndryshe kjo breshkë quhet kurriz lëkurore, është shumë e veçantë dhe zakonisht, të tilla nuk janë të pranishme në Adriatik.

Por, një nga problematikat që i detyron të dalin në breg të detit është ndotja që i bëhet detit.

Ndërsa trazimi i ujërave të zeza me ujërat e detit, i’u shkakton këtyre gjallesave ujore humbjen e drejtimit. Rol të madh luajnë dhe leshterikët edhe algat e detit në këtë zonë.