Roboti hapi çantën që alarmoi policinë në sheshin Skënderbej, ja cfarë u gjet

939
0

Një çantë e harruar nga një qytetar, në sheshin “Skënderbej” në Tiranë vuri në alarm policinë për dyshime të një lënde plasëse brenda saj.

Policia në fillim rrethoi perimetrin e sigurisë dhe pastaj me ndihmën e një roboti konstatuan se brenda çantës kishte vetëm vegla punë të një elektricisti.

Ndërkohë, një grup hetimor po vazhdon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.