Avioni me 347 pasagjerë pëson defekt në motor, një kalimtar filmon momentin

1129
0

Avioni Boeing Co 777 me 347 pasagjerë në bord, për shkak të një defekti në një prej motorëve, u detyrua të rikthehej në pistën nga ku u nis në Los Angeles pasi ishte drejtuar për në Manilas

Avioni i linjës “Philippine Airlines” u detyrua të kthehej, pasi një nga motorët e tij mori zjar në ajër.

Të gjithë pasagjerët së bashku me 18 anëtarët e ekuipazhit shpëtuan pa asnjë lëndim, megjithëse u krijua një situatë e vështirë.

Një kalimtar në Los Angeles filmoi momentin kur avioni sapo u ngrit në ajër dhe pas tij shihet një re tymi që del prej motorit.