Parashikimi i motit per fundjaven nga SH.M.U.!
Dita e shtunë prashikohet të ketë mot kryesisht të vranët e intervale kthjellimesh. Reshje shiu me intensitet të ulët në zonën Jugore-Juglindore të vendit deri në orët e mesditës.
Era parashikohet nga kuadrati i Veriut me shpejtësi 2-12m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 20m/sek.
Dita e diel parashikohet të ketë mot me alternime vranësirash dhe kthjellime. Era parashikohet nga kuadrati i Veriut me shpejtësi 2-10m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 15m/sek.