Shefi i Urgjencës Kombëtare jep lajmin e mire per koronavirusin: Duket çudi por..

Mjekët ne vendin tone kanë vënë re se në këtë periudhë është ulur agresiviteti i virusit dhe në qarkullim janë 7 mutacione te tij. 

“Mbi 80% e rasteve paraqiten me temperaturë 37.5-38. Kohëzgjatja është dy deri tre ditë ose maksimumi pesë ditë. Ka raste kur u mungon shija ose nuhatja, por nuk shfaqin shenja të tjera pulmonare. Kemi vënë re dhe prekje te aparatit tretës të shoqëruara me diarre. Edhe nga studimet e fundit theksohet se janë 6-7 mutacione të virusit gjë që shpjegojnë këto forma të tij. Duket çudi sot kur në familje një është i sëmurë dhe nuk sëmuret dikush tjetër. Pra kjo tregon pafuqinë e virusit”, u shpreh Brataj.

Shefi i Urgjencës Kombëtare tregon për A2 se ka rënie të infeksionit dhe rasteve të rënda gjë që është reflektuar në numrin e thirrjeve drejt 127. Vetëm 24 orët e fundit kanë raportuar 300 persona për shqetësime për koronavirus, nga 600 që ishin më parë thirrjet ditore. Për Skënder Bratajn në uljen e virulencës kanë ndikuar temperaturat e larta dhe detyrimi i protokolleve mbrojtëse.

“Në verë jetojmë të gjithë jashtë, në ambiente të hapura, ku përqindja e virusit është e ulët. Temperaturat e larta ndikuan në uljen e virulencës si dhe marrja e masave dha efekte pozitive në parandalimin e përhapjes së infeksionit”, tha Brataj.

Por me hapjen e shkollave dhe rikthimin në punë pas pushimeve, parashikohet rritje e infektimeve. Nga specialistët ende nuk dihet se si do të jetë sjellja e koronavirusit në dimër në mbivendosje me gripin e stinës.

Sa i përket shqetësimit në popullatë për vde kjet në moshat aktive, Skënder Brataj tregon disa nga arsyet që çojnë 40–50 në humbje jetë.

“Moshat më të papërmbajtura janë adoleshentët, por prindërit e tyre janë 40-60-vjeçarët. Ata e çuan infeksionin në banesë. Për sëmundshmërinë ne dimë që veç faktit që je i sëmurë, stilit të jetesës, ushqyerjes, faktor i rëndësishëm është dhe gjenetika, nëse jemi apo jo të predispozuar për t’u prekur nga disa sëmundje”, shtoi Brataj. 

Drejtori i Urgjencës Kombëtare iu bën thirrje qytetarëve që protokollet mbrojtëse t’i bëjnë pjesë të jetës pasi koronaviriusi do të bashkëjetojë gjatë me ne.

- Advertisement -

Po punonte në fabrikë, humb jetën në punë i riu shqiptar. Sapo kishte mbushur 22-vjeç..

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Molino di Campagna të Italisë. Një shqiptar, rreth 22-vjeç, i identifikuar si Daniel Tafa ka humbur jetën nga...

Ndryshon sërish kursi i këmbimit. Ja me sa blihet euro sot

Sot, më 25 mars 2025, dollari amerikan blihet me 91.2 lekë dhe shitet me 92.3 lekë. Euro blihet me 98.5 lekë dhe shitet 99.1 lekë. Franga...

Tronditet Franca! Arrestohen gjyshërit dhe dajat 2 vjet pas vdekjes së vogëlushit, ja cfarë u zbulua

Kanë marrë një kthesë dramatike hetimet për historinë e vogëlushit Emile Soleil, djalit dy vjeç e gjysmë që u zhduk në vitin 2023 në...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.