Deklaroi se virusi është bërë në laborator, shkencetares kineze i ndodh e papritura

989
0

Shkenectarja virologe kineze Li-Meng Yan njihet si ndër të parët shkencëtare që u largua fshehurazi nga Kina pasi denoncoi fillimet e pandemisë së koronavirusit dhe rrezikun që ai paraqiste për të gjithë botën.

Duke pasur frikë për jetën e saj, ajo u largua përmes Hong Kongut për të mbërritur më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por Fox News raporton se një e papritur i ka ndodhur shkencëtares kineze dhe në vendin e konsideruar si tempullin e demokracisë dhe lirisë.

Disa ditë më parë ajo deklaroi se kishte prova të forta se koronavirusi ishte krijuar në laboratorin e Wuhanit nga dora e njeriut dhe pas disa orësh intervista e saj u censurua nga të gjitha rrjetet sociale duke filluar nga Facebook, Instagram, me arsyen e pamundësisë të verifikimit të fakteve, duke e konsideruar indirekt një lajm të pavërtetë. Edhe Twitter pezulloi llogaritë e virologes.

Sipas Fox, vetëm brenda disa orësh intervista e shkencëtares kineze arriti 1.3 milionë shikime.