Rikthehen shirat, ja si nis java

809
0

Rikthehen reshjet e shiut sërish këtë javë, nga e nesërmja, në thuajse gjithë vendin.

Për fat të mirë nuk pritet që të ketë përmbytje.

Sipas parashikimeve të Meteoalb, në Vlorë, Shkodër, Kukës, Lezhë dhe Gjirokastër do të ketë reshje mesatare ndërsa në të tjerat pritet të ketë reshje të dobëta.

Përsa i përket erës, ajo do të fryjë e lehtë deri në mesatare.

Ndërsa temperaturat pritet të arrijnë:

Në bregdet: 15 / 18 °C

Në vendet e ulëta: 14 / 17 °C

Në vendet malore: 7 / 13 °C