Rikthehen shifrat e larta te infektimeve në Itali

262
0

Italia është vendi europian i radhës ku vala më e re e përhapjes së koronavirusit ka nisur të shënojë rekorde. Mbi 11 500 raste të reja u shënuan këtë 24-orësh, shifra më e lartë prej majit. Shtimi i infektimeve ditore dhe i shtrimeve në spitale ka detyruar autoritetet të shqyrtojnë ashpërsimin e masave.

Nuk përjashtohet mundësia e karantinës për të gjithë të pavaksinuarit si në Austri, ndoshta edhe një tjetër mbyllje e përkohshme e sallave të kinemave, muzeve, apo ambienteve sportive për të gjithë.

Rritje rastesh ka edhe në Francë ku 24-orëshi i fundit shënoi mbi 22 mijë infektime të reja për të parën herë që prej fundit të Gushtit. Por presidenti Emanuel Makron thotë se është herët për të ashpërsuar masat, apo për të diskutuar vendosjen në karantinë të të pavaksinuarve, apo certifikatë e gjelbër për të gjitha vendet e punës.

Rajoni i Bavarisë në Gjermani anuloi të gjitha festimet publike për Krishtlindje, teksa qeveria po shqyrton mundësinë e vendosjes në karantinë për të pavaksinuarit. Nën shembullin e Austrisë, kjo masë do të hyjë në fuqi nga e Hëna, në fuqi në Çeki e Sllovaki.