Njoftimi i fundit/ Hiqen nga qarkullimi te gjitha makinat me timon anglez, ja cfare duhet te beni

Në Shqipëri do bllokohen të gjitha makinat me timon anglez. Drejtori i Transportit Rrugor Blendi Gonxhe, ka deklaruar se të gjitha mjetet me timon anglez të cilat qarkullojnë në Shqipëri, do të bllokohen duke nisur nga ato që janë targuar pas marsit të vitit 2015 dhe që kanë ende sistem drejtimin në krahun e djathtë. Shkak për këtë masë, sipas ekspertëve, është bërë shtimi i aksidenteve rrugore dhe në Kodin Rrugor është ndaluar me ligj importimi i automjeteve me timon anglez.

Gjithashtu edhe punonjësit të cilët kanë kaluar makina të tilla në kolaudim do të largohen nga puna ose në raste të tjera do të ndiqen penalisht.

Gonxhe u shpreh: Çdo targim bërë nga çfarëdolloj bakshishi apo shoku, apo është targuar pas 21 marsit 2015 dhe je ende në rrugë me timon anglez, je në shkelje flagrante të Kodit Rrugor. Makina bllokohet, futet në alert, futet në listën e zezë, nuk do kalojë dot kolaudimin.

Të gjithë ata që vazhdojnë të abuzojnë në këtë mjet si në momentin e parë të targimit deri sot, nëse i ofrojnë shërbim në mënyrë të paligjshme, janë subjekt i kallëzimit për ndjekje penale. Tashmë vetëm në muajt e parë të kolaudimit ne kemi kapur shumë raste. Vetëm javën e shkuar ne kemi njoftuar për largim nga detyra 10 punonjës të DPSHTRR të cilët në vite të ndryshme kanë abuzuar me mjetet të cilat sot janë në rrugë me timon anglez në kundërshtim të hapur me ligjin.

Këta njerëz do humbin vendin e punës, do përballen me organet e drejtësisë. Auditi po punon me evidentimin e këtyre mjeteve. Për të gjithë qytetarët që kanë një automjet me sistem drejtimin në krahun e djathtë, do duhet që të ndërrojnë krahun e timonit. “Duhet të ndërrojnë krahun e timonit, duhet të përputhen me kriteret dhe normat, ligjit të kodit rrugor. Të bëjnë ndryshime konstruktive, të aplikojnë për ndryshime konstruktive”- shton më tej Gonxhe.

- Advertisement -

“Në prill do nisni plazhin” Habit sinoptikanja Tanja Porja: Duroni deri ditën e..

Sipas parashikimeve të sinoptikanes Tanja Porja, nga e enjtja deri ditën e shtunë kemi prezence të reshjeve te shiut. Edhe pse nje rritje e...

Ngjarje e tmerrshme/ Gjendet foshnja pa jetë brenda një çante policia në kërkim të së ëmës

Një foshnje është gjetur i vdekur në një qese pazari jashtë Kishës All Saints, Londër. Foshnja e vdekur është gjetur një ditë më parë...

Po punonte në fabrikë, humb jetën në punë i riu shqiptar. Sapo kishte mbushur 22-vjeç..

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Molino di Campagna të Italisë. Një shqiptar, rreth 22-vjeç, i identifikuar si Daniel Tafa ka humbur jetën nga...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.